Drejtori i azilit vjedh paratë e pensionistes, pasi e ngarkoi duke vdekur në ambulancë (video)

06/11/2020 21:48

Menaxheri i një shtëpie luksoze kujdesi për të moshuarit është xhiruar duke vjedhur për para në dhomën e një pensionisteje në prag vdekjeje, pak pasi kishte ndihmuar ta ngarkonin në ambulance.

33 vjeçari Adam Brooks është dënuar së fundmi me 27 muaj burg për vjedhjen e 110 paundëve nga Jacqueline White.

Pensionistja 83-vjeçare u dërgua me urgjencë në spital pasi u gjet pa ndjenja në apartamentin e saj në shtëpinë e kujdesit Hawthorns nw jug tw Britanisw, më 25 gusht të vitit të kaluar.

Për fat të keq Jacqueline, e cila ishte nderuar nga mbretëresha britanike në 1993 për punën e saj të bamirësisë, vdiq një ditë më vonë.

Ndërsa Brooks u regjistrua nga kamerat që hynte në dhomën e saj duke përdorur çelësin e përgjithshëm, duke rrëmuar mes sirtarëve dhe kutive të bizhuterive.
Me qetësi ai kërkon në të gjithë dhomën dhe më në fund vjedh një total prej 110 paundë nga pensionistja.

Por në një moment ai pikas kameran e sigurisë në tryezën e tualetit dhe në panik e kthen atë në drejtim të murit.

Në gjykatë u tha se djali i Jackie, Martin kishte instaluar kameren disa ditë para ngjarjes, për t’u siguruar që t’i vinte në ndihmë nënës, e cila ishte diagnostikuar me demence.

Ai kishte ndjekur pamjet për të parë si ishte rrëzuar nëna e tij por zbuloi krimin e kryer nga menaxheri dhe lajmëroi policinë.

Në deklaratën Martin, të lexuar nga prokurorja Ayanna Nelson, thuhej: “Është shumë e vështirë të përshkruash tronditjen dhe tmerrin e ndjerë kur pashë Adam Brooks që vidhte apartamentin e nënës time, më pak se dy orë pasi e transportuan në ambulance. Ne të gjithë kemi pasur shumë vështirësi për të pranuar faktin që një person që konsiderohej mik, mund te përfitonte në këtë mënyrë, në dukje duke mos pasur asnjë problem me atë që po bënte”.

FOTO GALERI
2/3
Por në një moment ai pikas kameran e sigurisë në tryezën e tualetit dhe në panik e kthen atë në drejtim të murit.

Top Channel