Hashim Thaçi njoftoi se Dhomat e Specializuara në Hagë, i kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai tha se për shkak se nuk dëshiron të shkojë para Dhomave të Specializuara si president i Kosovës, ai jep dorëheqje nga kjo pozitë.

 “Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetent zyrtarisht që gjykatësi i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën ndaj meje. Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të dalim faqebardhë”, tha Thaçi.

Më herët ishte konfirmuar aktakuza edhe në adresë të kryetarit të partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili pohoi se do të nisej menjëherë drejt Hagës dhe kundër shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA