15/01 03:51
Drejtuesit e fushatës zgjedhore të Presidentit Donald Trump thanë se kishin ngritur një proces gjyqësor në shtetin Xhorxhias duke kërkuar ndërprerjen e numërimit të votave në këtë shtet.
Padia, e ngritur kundër Bordit Zgjedhor të Qarkut Çatham i kërkon një gjykatësi të urdhërojë Qarkun të sigurojë dhe veçojë fletët e votimit të ardhura pas orës 19:00 ditën e zgjedhjeve, sipas një dokumenti gjyqësor të lëshuar nga drejtuesit e fushatës.
Drejtuesit e fushatës së presidentit Trump ka ndërmarrë një sulm juridik në disa shtete të lëkundura pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Top Channel