Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës, HashimThaçi, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka reaguar nëpërmjet deklaratës së mëposhtme:

“Dorëheqja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe deklarimi i tij për t’u përballuar me drejtësinëështë një akt emancipimi, përgjegjësie dhe vendosmërie për t’u përballur dhe për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën.
Vepra e UshtrisëÇirimtare të Kosovës ështëçlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Populli kosovar dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Drejtësinë e kësaj luftë e ka vërtetuar koha.
Në gjykimin për të vërtetën, gjithkush mund të ketë interpretimet e veta, por jo faktet e veta. Faktet dhe e vërteta janë një dhe vetëm një: Kosova, UshtriaÇlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta.

Jam i bindur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe drejtuesit e tjerë të kësaj lufte do të dijnë ta pohojnë këtë tëvërtetë përballë drejtësisë dhe do të venë në vend nderin, dinjitetin dhe kontributin historik të UshtrisëÇlirimtare të Kosovës në shërbim të popullit të vet, të lirisë, të drejtësisë dhe të paqes. Ata kanë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve si edhe të gjithë njërëzve të planetit që aspirojnë për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA