Një roje banke në Pakistan ka vrarë me armë drejtorin e institucionit në lindje të krahinës së Punjab pasi e akuzoi se ofendoi Profetin musliman Muhamed, njoftoi policia vendase.
Teksa roja Ahmad Nawaz po arrestohej nga autoritetet, ai nisi të këndonte slogane dashurie për Profetin. Kjo duket se tërhoqi vëmendjen e besimtarëve të tjerë vendas islamikë, të cilët u afruan duke përqafuar rojen në shenjë mbështetjeje.
Më vonë të tjerë besimtarë rrethuan stacionin e policisë në qytezën e Khusab ku po mbahej Nawaz, për të shprehur mbështetjen e tyre.
Familja e drejtorit të vrarë të bankës Imran Hanif mohonte se ai kishte kryer blasfemi, duke insistuar se ai “e adhuronte Profetin”.
Blasfemia është krim në Pakistan dhe fajtorët dënohen me burgim të përjetshëm ose me vdekje, por individët shpesh marrin ligjin në dorën e tyre për të sulmuar ata që besojnë si shkelës të rregullave.
Një guvernator i krahinës së Punjab u vra nga një roje e tij në 2011 pasi kishte mbrojtur një grua që kishte kryer blasfemi.
Më vonë gruaja u lirua pasi kishte kaluar tetë vjet e burgosur e dënuar me vdekje, në një çështje të tërhoqi vëmendje ndërkombëtare.
Pas kërcënimeve ajo u largua për në Kanada te vajzat e saj.
Top Channel