Në pjesën e tretë në Open në Top Channel po diskutohet për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht udhëheq kandidati demokrat, Joe Biden por Trump ka shtuar akuzat për vjedhjen e votave.
Duke diskutuar për këtë temë u zhvillua një debat i fortë mes Delina Ficos dhe Evi Kokalarit. Debati nisi kur Kokalari tha se demokratët po vjedhin votat.
Pjesë nga debati:
Kokalari: Demokratët po vjedhin votat. Këtë e dinim të gjithë. Uroj që të gjithë votat të numërohen.
Fico: Ti thua se të Trumpi duhet të fitojë në të gjitha shtetet. Hajde muhabet hajde. Të paska marrë malli për Enver Hoxhën.
Kokalari: Për Enver Hoxhën ju ka marrë malli juve që financoheni nga Sorosi. Kështu foli atyre që je mësuar tu folësh. Unë po mundohem të ruaj edukatën. Ne nuk jemi takuar personalisht, por familja ime e njeh familjen tënde. Të gjithë shqiptarët e dinë se Ficot kanë mbajtur pishtarin Enver Hoxhës.
Top Channel