Një muaj më parë i ekzekutuan vëllanë/ I vihet tritol shtëpisë së Talo Çelës, i shumëkërkuar për grabitjen në Rinas

05/11/2020 09:13

Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vënë tritoli banesës së Talo Çelës. Ky i fundit është një nga  të shumëkërkuarit nga ana e policisë për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve  Haxhia në Durrës.

Top Channel mëson se shpërthimi ka ndodhur në pjesën anësore të katit të parë të banesës. Si pasojë e strukturës, në banesë janë thyer xhamat dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se rreth një se rreth një muaj më parë, Talo Çelës i ekzekutuan vëllanë e tij, Bujar Çela. Kjo vrasje ndodhi rreth orës 05:45 të mëngjesit të 17 shtatorit, atëherë kur 62-vjeçari konsumonte kafenë e mëngjesit. Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Bujar Çelës është për shkak të përfshirjes kriminale të vëllait të tij, Talo Çela.

Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare. Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit  Haxhia në Durrës.  Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA