23/11 21:02
Pas Ana Kanurit, një tjetër vajzë iu bashkua panelit të ‘Për’Puthen’.
22-vjeçe, artiste, e tepër simpatike, kjo është Sindi Loci, e cila në emisionin e dashurisë ka ardhur për të gjetur shpirtin binjak.
Pas prezantimit fillestar, Sindi bëri një interpretim live me ‘armën’ e saj më të fuqishme, violinën. Vajza u cilësua si elegante dhe virtuoze nga analisti Arjan Konomi.
Gjithashtu edhe djemtë u treguan tepër të afruar me të, e të gjithë nuk ngurruan ta komplimentonin për pamjen por edhe aftësinë e saj në violinë.
Top Channel