Kjo e mërkurë në “Për’Puthen” nisi me falje. Arjoni i kërkoi ndjesë Teas për sjelljen e tij kundrejt saj. Për këtë ai i dhuroi bukuroshes një lule.

Tea nuk e priti mirë ndjesën e kërkuar dhe tha se e gjitha sipas saj u bë pas komenteve negative të publikut. Ndërkohë Arjoni theksoi se përse ka bërë atë sjelle ndaj Teas.

E gjitha sipas tij nisi kur ai i kërkoi 21-vjeçares të vishej disi më serioze që të shkonte me veshjen e tij. Por në momentin që ajo e refuzoi këtë gjë, ai nuk e ka pritur mirë.

Arjoni: Më ka ardhur shumë keq në mënyrën se si jam sjellë.

Tea: Ty po të vjen keq për vrullin e sulmit që ke marrë nga publiku.

Arjoni: E kam menduar dy herë, nëse do të ishte për publikun nuk do e bëja.

Tea: Mund ta bëje edhe pas emisionit.

Arjoni: Nuk kemi patur mundësi. Nuk pendohem për zgjedhjen. I kërkoj ndjesë dhe shpresoj ta pranojë, do t’i jap një trëndafil tani. Është shumë e rëndë si ana ime por do e pransosh, mirë?

Tea: Me imponim.

Arjoni: Kjo është për mënyrën se si e kam ekzagjeruar.

Tea: E kuptoj. Unë do e pranoja me gjithë qejf, por nëse kjo do të bëhet në një moment tjetër. Unë kërcimin me Anën e ndieva.

Arjoni: I kërkova Teas që të ndryshonte veshjen sepse nuk m’u duk e përshtatshme. Unë i shoh shumë këto gjëra, kjo i bie që nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur. Nëse do t’i kishte dhënë rëndësi do e bënte këtë gjë, ajo direkte ka veshur një kostum.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA