Ana reagon për ‘virgjërinë’: Nuk të bën femër! Reagon konkurrentja e re: Unë e kam ruajtur…

04/11/2020 19:26

‘Për’Puthen-it’ iu bashkua një konkurrente e re. Ajo është Sindi Loci, 22-vjeçe nga Tirana dhe që ka kryer studimet për violinë në Bukuresht.

Përpos zotërimit të mirë të katër gjuhëve, Sindi deklaroi në studio se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me meshkuj në të kaluarën, e emocionet e para pret t’i provojë në emisionin e dashurisë. Pas kësaj deklarate, studio gëloi nga reagimet. Djemtë e vlerësuan shumë këtë fakt dhe e shprehën hapur pëlqimin për bukuroshen.

Por nga ana tjetër, vajzat e tjera u ndien të fyera nga reagimi i djemve. Ana tha se fermer nuk të bën ‘virgjëria’ duke i cilësuar mendimet e djemve si ‘turp’. Ndërkohë një mesazh në lidhje me debatin e krijuar kishte vetë Sindi. Ajo tha se ‘virgjëria’ nuk duhet vlerësuar, por në mes të një marrëdhënie duhet të jetë dashuria.

Ana: Virgjëria nuk të bën femër, turp. Çdo mashkull që ka këtë ide.

Sindi: Një vajzë nuk duhet vlerësuar nga virgjëria. Unë e kam ruajtur, sepse kam pasur përkushtime të tjera. Unë mendoj që një vajzë që tregon vlerat e saj, nuk tradhton, gënjen, kjo është shembull. Duajini femrat për ata që janë, sepse do të keni një jetë bashkëshortore dhe nuk duhet të kapeni për virgjërinë e tyre.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA