E mërkura 4 Nëntor 2020 shënon,  21 vjetori vrasjes së Fatmir Haklajt.

Zylfi dhe Aishe Haklaj në emër të familjes Haklaj  i janë  përgjigjur me e-mail disa pyetjeve të Top Channel në lidhje me deklaratat më të fundit të Sali Berishës për rolin e Haklajve në vrasjen e Azem Hajdarit.

Për herë të parë pas gati 20 vitesh Sali Berisha në një intervistë televizive përmend familjen Haklaj. Sipas jush përse tani kjo përmendje dhe një lum me akuza duke e quajtur Fatmirin dhe ata që vranë Azem Hajdarin ishin një bandë terroriste.?

Sali Berishovici duke pare lakun që po i ngushtohet dhe duke tentuar te kaloje lumin pa u lagur për krimet qe ai ka bere, përpiqet të çfajësohet duke ua adresuar të tjerëve krimet monstruoze të tij. Saliu ishte ideatori dhe financuesi i vrasjes se Shkëlqimit dhe te Azem Hajdarit. Me plote kuptimin e fjales banda terroriste ose organizate terroriste ështe Sali Berisha qe organizoi vrasjen e Shkelqim Haklajt ku degradoje deri tek vrasja e Azem Hajdarit ku Sali Berisha e planifikoi dhe derigjoi per ta shfytezuar per grusht shteti.

Ne skenarin e vrasjes Shkelqim Haklajt ka njerëz qe kane qene te veshur me pushtet, deri dhe ish presidenti i republikës, ku duhet ti shkohet deri ne funde zbardhjes se ngjarjes për te prere fijet e rrjeteve qe munde te rrezikojnë sigurinë kombëtare edhe ne te ardhmen. Vrasja e Shkelqim Haklajt, këtu flitet për një ngjarje qe ka prodhuar krim, ka prodhuar vrasje, ka cenuar sigurinë e njerëzve, ku ka prodhuar shume viktima, zbardhja e kësejë ngjarje do te ishte ne te mire te interesave te përgjithshme kombëtare, sepse ai person qe u bashkua me bandat e tije kriminale edhe ne te ardhmen do te ishte i gatshem te realizonte nje gje te tille.

Sali Berisha foli pikerisht ne kete moment menqense tani aktualisht po zhvillohet gjyqi ndaj Izet Haxhis. Meqense Sali Berisha munde te thirret si deshmitare ne procesin gjygjesore, ai perpiqet qe me nje dalje publike munde te referohet ne rastin e nje thirrje te mundshme, duke thene qe une jame pronosuar. Ne skenarin e vrasjes së Shkelqim Haklajt dhe të Azem Hajdarit është i akuzuar direkt ish presidenti i aso kohe Sali Berishovici, ndaj duhet ti shkohet deri në fund zbardhjes së këtyre ngjarjeve e veprimeve të paramenduara kriminale me pasoja të rënda kombëtare të këtij agjenti të shumfishtë i cili ishte komunist, por ne menyre imagjinare lufton kunder komunizmit, i cili gjoja lufton për liri dhe demokraci, por i vret ata që guxojne te mendojne ndryshe. Shkëlqim Haklaj u vra per fjalen e lire, ashtu sic u vrane shume e shume shqiptare te tjere sebashku me familjaret tane.

Sali Berisha në intervistën e fundit deklaron se Azem Hajdari gjer ditën që është vrarë, nuk ka patur asnjë sherr më të vogël me atë që ai e quan si banda kriminale e Haklajve. Çfarë ju ka thënë Fatmiri për mardhëniet e tija me Azem Hajdarin?

Sipas Sali Berishës ata (Haklajt) ishin vrasësit e shtetit. Cila është përgjigja juaj? 

Ashtu siç ka deklaruar dhe vëllai, me Azem Hajdarin dhe rrethin e tije familjare kemi patur marrëdhënie te mira deri ne vitin 1991, xhaxhai iAzemit ka qene i martuar me një kushërirën tone, ne vitin 19991 vëllai i Azemit ka ofenduar djalin e xhaxhait tone. Duke na quajtur Komuniste. Ne fakt komuniste ka qene babi i Azem Hajdarit Shpend Tahiri dhe vëllai i Azemit, Rasimi, ku ka punuar dhe si instruktore partie. Ndërsa dy xhaxhallarët tanë kane qene te përjashtuar nga partia qe ne vitet 1960–1970 sepse ne te gjitha regjimet kemi guxuar te themi atë qe kemi menduar. Dy vëllezërit tanë bashke me djalin e xhaxhait me vone e kane takuar dhe e kane rrahe vëllain e Azemit. Vëllai e ka cilësuar siç ka qene, kjo ngjarje ka qëndruar ne heshtje, megjithëse ne u përpoqëm te kontaktonim me ate familje ata ishin shprehur qe do te bashkonin njerëz dhe do te hakmerreshin kundër vëllezërve dhe djalit te xhaxhait. Azemi ka qene njeri ngatërrestar, ka patur akuza si spiun dhe punonjës i sigurimit te shtetit. Megjithëse te gjitha krimei kane patur së bashku Salihi dhe Azemi, por presa i përket vrasjes vëllait tone Shkëlqimit Sali Berisha është me plote bindje autori i vrasjes Shkëlqimit, presa i përket Azemit, siç kemi thëne nuk jemi plotësisht te bindur qe ka patur dore ne vrasjen e Shkëlqimit, por as qe jemi te bindur qe ai nuk ka patur dore. Azemi ka bere një fare mënyre pajësimin e tije, ka dërguar telegram ngushëllimi për Shkelqimin dhe ke takuar Babain e Shkëlqimit Muharrem Haklajn për ti treguar qe ai nuk është autori dhe po ashtu për ti treguar autorin, ku ai me shume bindje i ka treguar qe autori i vrasjes Shkelqimit është ne PD, duke drejtuar dorën nga zyra e Sali Berishes. Salihi ka qene ne dijeni për takimin e Azemit me babën e Shkëlqim Haklajt dhe për marrëveshjen e tije me Muharrem Haklajn. Pavarësisht te gjitha prapaskenave dhe krimeve qe kane bere dhe organizuar bashke Saliu dhe Azemi, Saliu nuk i ka besuar Azemit, dhe ka qene shume i shqetësuar se çfarë munde te ketë fole Azemi me Muharrem Haklajn pa prezencën e kjutë tjetër.

Azemi duke i hequr një paralele mes krimeve të gjitha kohërave ndaj kundërshtarëve politik të cilët kishin reputacion dhe influencë në popull e sidomos ndaj familjeve të njohura e të mëdha. Azemi kishte drejtuar dorën nga Saliu dhe të dhënat e tij përputheshin me informacionet tona të mëparëshme. Azemi i jepë Muharrem Haklajt kasetën në zyrën e PD, ne jemi të bindur se Azemi nuk e ka informuar Saliun për përmbajtjen e bisedës me Muharrem Haklajn, ndaj Saliu ka patur dyshimet e veta për atë bisedë. Dhe kure ai e mori  lajmin qe ne oborin e PD ishte Fatmir Haklaj e ka detyruar Azemin qe te dale dhe ta zgjidhe problemin meqense Azemi ishte takuar me baben e Farmirit.

Disa ditë para vrasjes së Azemit, Saliu kishte thënë se dikush, nga ne do të vdesë, por të tjerët do të fitojnë, ndaj këtu duket qartë se Saliu bënte gjithcka me paramendim dhe pastaj priste vetëm frutet e krimit. Saliut i shërbyen “heronjët” gjatë gjithë kohës të cilët i shfrytëzoi në mënyrën më të turpshme dhe makabre. Trazirat ishin qëllim më vete nga Saliu, sepse ai gjithcka bënte e bënte me dhune dhe me gjakderdhje nga të dy krahët sic ai vetë e ndau popullin.

Azemi ka kërkuar vetë takim me Muharrem Haklajn për të sqaruar pozicionin e tij për vrasjen e Shkëlqimit, pra ketu kuptohet qarte deri ku arrine politikanet shqiptare, sa te akuzohen qe vrasin kundershtaret e tyre politike. Shkëlqim Haklaj eshte viktima politike qe u vra per fjalen e lire.

Ndaj ne jemi te bindur qe Sali Berisha eshte ideatori i vrasjes Shkëlqim Haklajt i cili kishte edhe motiv, sepse askush deri më sot nuk ka guxuar ta kundërshtojë Saliun sy më sy ashtu sic bëri Shkëlqim Haklaj.

Haklajt është e vertetë se ju bënë pengesë Saliut që të përdorte Tropojën, ndaj ai i vrau djemet tanë, ku edhe Azemin ai e dërgoi në prite, sepse Azemi nuk i ka treguar Saliut cfare ka biseduar me Muharrem Haklajn. Ne kete momente Saliu detyron Azemin qe te dale ne prite ku ai do të përfitone në të dy rastet, ashtu sic dihet i cili bëri grusht shteti dhe e coi shtetin drejtë luftës civile.

Fatmiri tha që Azemi e vrau veten dhe ata qe u vrane sepse ne po prisnim qe te takonim nje mik ne Partine Demokratike. Kur Azemi u shfaqë para neshë me armë në dorë unë nuk arrita të bëjë asnjë negociatë me shokët e mijë, por veprova pothuajse instinktivisht, pavarësisht rezistencës së shokëve të mijë. Ndaje situata doli jashtë kontrollit ku mbetën katër të shtrirë për tokë. Fatmiri mendonte se Azemi kishte patur automatik të shkurtër, por sic u tha më vonë, Azemi kishte patur pistolete me seleniciatorë.

Fatmiri tha se Azemi u bë vegël e Saliut dhe kështu mendonte ai se këtu Azemi kishte gabuar. Ne edime qe Azemin e nxori Sali Berisha ne prite, me ose pa dienin e tije qe Fatmiri ishte ne oborrin e PD, ne qofte se ai edine ai theu marrveshjen e bere me baben e Fatmirit, ose Salihi e nxori me detyrim meqense ti ke takaur Haklajt, dhe varjanti i trete ne qofte se nuk e dinte doli per te vare ata qe kishte bere gjoja marrveshje.

Saliu kishte informacion të plotë se Fatmiri ishte në oborrin e PD, natën e 12 shtatorit, por pse nuk u telefonua policia, apo PD mendonte ti zgjidhte vetë problemet në mënyrë private, kjo ishte e kundraligjëshme ndaj dhe solli edhe pasoja mjaftë të rënda atë natë dhe në ditët në vazhdim. Kjo është një provë e qartë se kujt i interesonte gjaku atë natë sepse ashtu sic u planifikua nga Saliu me kokën e tij, ashtu vazhdoi në ditët në vijim për të realizuar piksynimet e tij per shfrytëzimin e situatës në favor të pushtetit të tij, sepse pas 97, ai ishte i bindur se pushteti i tij kishte marrë fund. Saliu është mjeshtër i gënjeshtrës dhe nuk skuqet as nuk zverdhet fare kur gënjen dhe dizinformon publikun. Ai pohon se një militant i PD e nxori Azemin përjashta, ku kjo nuk është aspak bindëse, sepse Azemi nuk ishte ruajtës rendi për PD, ose krahu i armatosur i PD, por ai ishte një nga të tjerët në PD, i cili duhej të zbatonte ligjet e shtetit, si cdo qytetarë tjetër.

Sipas Sali Berishes  ata ( Haklajt) ishin vrasesit e shtetit. Cila eshte pergjigjia juaj? 

Sipas Sali Berishes djemet tanë ishin vrasës që inicioheshin nga shteti, por nga cili shtet inicioheshin djemet tanë, sepse shteti i majtë nuk kishte bërë as më të voglën përpjekje për zbardhjen e vrasjes së djalit tonë, Sokolit ose për zbardhjen e vrasjen e Shkëlqimit.

Saliu atë që e bënë vetë ua faturon të tjerëve, sepse ai na ka vrarë duke përdorur shtetin dhe bandat e tij kriminale, e cila është e vërtetuar dhe qëndron plotësisht ku provat e pa kundërshtueshme.  Kur ai e mori pushtetin më 2005 e shkaterroi kullen tone shekullore dhe dhunoi varrezat e djemve tane. Po a bashkëpunon shteti me persona privat për të vrarë, kjo nuk është parë ndonjëhere dhe nuk mund te realizohet nga një shtetë ligjorë, por vetëm shteti dhe pushteti i Saliut e bënë dhe e ka bëre një gjë të tillë, jo vetëm ndaj familjes tonë, por edhe ndaj Remzi Hoxhës dhe në shumë e shumë raste të tjera. Saliu është ai qe financon dhe planifikon vrasje të kundërshtarëve të tij duke përdorur bandat dhe krahun e tij te armatosur. Ai është shpifës, mashtrues, intrigant, vrasës, agjent i shumfishte dhe tradhëtarë i kombit shqiptar dhe i shqiptarëve. Nuk gjejme fjalë që ta përshkruajmë atë vemje të ndyrë të cilit i mungon dinjiteti e morali e cdo gjë njerëzore. Ai përpëlitet sa në një qoshe sa në një tjetër për të shkaktuar sa më shumë përcarje e ngatërresa mes njerëzve në mënyrë që të dale vete në bregun tjetër pa u lagur.

Kam kërkuar sjelljen në Tiranë të Fatmirit pasi kur ishim në miting në Tropojë, jo në drejtimin tonë por ata shtinin me armë. Ky ishte terrorizëm dhe në të gjithë vendet e botës kështu veprohet. A ishte Fatmiri në dijeni të këtij zhvillimi që Berisha e kërkonte ta merrnin në Tiranë?

Sali Berish tani pas 21 vitesh  i mësoi emrin Fatmirit, i cili gënjen publikisht duke pohuar se e kërkoi Fatmirin ditën e mitingut në Tropojë, por e vërteta është se Fatmiri nuk kishte arritur akoma në Tropojë me kufomat kur po zhvillohej mitingu i PD në B.Curri. Bandat e Saliut i vranë djemet tanë tek po ktheheshin nga Tirana natën e 21 qershorit 1997, por Saliu me paturpësinë më të madhe i lë viktimat në rrugë dhe vetë vazhdoi rrugën për në Bajram Curri dhe vec vrasjes e lënjes në rrugë të Fatmirit bashkë me viktimat, ai akuzon vëllezërit e tij se kishin dalur për ta kthyer Saliun në Fierzë, ku në të vërtetë ata kishin dalë për të pritur viktimat e shkaktuara nga Saliu një natë më pare. Ai njeri e fillon mitingun me fjalë fyese dhe poshtëruese duke i quajtur vëllezërit tanë banda të serbit, ku në të vërtetë ishte Saliu banda dhe agjentura e serbit dhe jo vëllezërit Haklaj. Dhe ofendime te ndryshme, ne fakt hora jane ata qe me babe gjalle lene jeteime femijet per aventura me vajza te reja, ku bejne shou me parate vjedhura te shqipetareve. Por meqënëse shteti shqiptar nuk ekziston, mirë ka bërë Saliu që na ka vrarë, jo vetëm ne, por shumë e shumë shqiptarë të tjerë, por për cudinë e të gjithëve, atë nuk e heton njeri dhe nuk e arreston njeri. I lumtë shtetit shqiptarë që lejon të rikthehet kanuni i mesjetës nga mos funksionimi i ligjeve dhe i së drejtës së jetës nga cdo njeri. Fatmiri ishte në Koman me viktimat në kohën që Saliu po fliste në mitingun e tij në B. Curri, kurse Saliu kërkoi Shkëlqimin dhe jo Fatmirin, sepse Fatmirit i bëri atentat rrugës për në Tropojë i cili po përpiqej të ndihmonte njerëz në nevojë, dhe nuk ishte fare i interesuar për mitingun e Salës. Vëllezërit tanë nuk kishin planifikuar fare të shkojnë në mitingun e Sali Berishovicit, por Saliu jo vetëm që ju pretë rrugën dhe i kthenë në viktima, por ai donte të mos i lejonte as të shkonin në banesen e fundit, ndaj Shkëlqimi dhe Ylli shkojnë në mitingun e atij faqeziu që nuk ka as fytyrë e as moral te irrituar meqenese djemt tane qe ju pre jeta ne mes te rruges, nuk ishin lejuar te udhtonin as me traget per ne familjet e tyre. Shkëqimi u irritua nga fjalori i atij bastardi të shitur e të blerë nga të huajt kundër interesave të kombit e të shqiptarëve të vuajtur në shekuj.

Vëllezërit tanë i vrau shteti i Sali Berishës me bandat e tij kriminale dhe me agjenturat e tij këtej e andej kufirit, sepse nuk është rasti i parë që Saliu përdorë shtetin për të vrarë. Ai në të gjitha vrasjet dhe krimet e tij ka përdorur shtetin dhe strukturat e tij agjenturore. Njerëzit thonë se të gjithë ata që merren me spiunazh kur plaken fillojnë të rrjedhin nga truri dhe njëkohësisht fillon tju rrjedhë edhe goja, kështuqë Saliu po tregon krimet e tij dhe bile edhe se si i ka realizuar ato, duke përdorur shtetin, por shteti shqiptar nuk ekziston, sepse po të ekzistonte do ta vendoste atë në bankën e të akuzuarve ku të tregonte vrasjet shtetërore. Këtu mund të shtojmë se Saliu harroi të tregojë se hartuesi, porositësi e financuesi i vrasjeve tona ishte vetë ai. Sipas gojëdhënave të njerëzve, Saliu i ka hypur kalit së prapthi që i vogël, por edhe po i zbret së prapthi. Në të vërtetë për së vdekuri Sala i nxjerrë edhe nga varri, njerëzit, por kur ishte Enveri gjallë, ai nuk ka guxuar të bëjë as kritikën më të vogel, ndaj atij apo ndaj monizmit, dhe kështu disa i nxori nga varri e disa i dorgoi në varrë, por disave nuk ju dihet as varri, por ky është Sali Berishovici që nuk i hynë as ferra në këmbë, se ka omberellën e Serbisë apo të Rusisë.

Familja Haklaj nuk ka patur kurrë spiun në gjirin e saj dhe as agjentë të të huajve. Familja Haklaj ka qënë në mbrojtje të persekutuarve dhe nuk ka prerë kurrë në besë njeri. Familja Haklaj nuk ka dhënë dëshmi të rreme nëpër gjygjet komuniste kundër njerëzve të pa fajshëm ashtu sic ka bërë Salehu.

Haklajt deklaroi Berisha ishte banda me terroriste ne veriun e Shqiperise. Ata i zhduku shteti pasi shteti mund te vendoste nje seri minash. Ata i varu shteti duke bere kombinime me familjet e viktimave. Sipas jush a qendron ky deklarim i Sali Berishes se kush i varu vëllezerit tuaj?

Familja Haklaj ka patur besë e bujari dhe nuk e ka tradhëtuar cështjen kombëtare as një sekond.

Qe ne luften e pare boterore te paret tane kane marre pjese per mbrojtjen e tokave shqipetare, ku ne Shtimje Babai i Gjyshit tone Grosh Zeqiri bashke me te vellain Shpend Zeqirin kane marre pjese, dhe shume malsore nga malsia e Gjakoves, ku ate dite ne beteje e siper vritet Mic Sokoli, vritet Col Plaki, plagosen babai i gjysht Grosh Zeqiri dhe vellai i tije Shpend Zeqiri, ku xhaxhai i Gjyshit Shpendi vdes ne Haklaj nga plaget e marra. Ku po ate dite bie heroikisht Mic Sokoli,Ali Ibra, dhe shume bije nga te gjitha trevat shqipetare.

Xhaxhai yne Hasan Isufi ka marre pjese ne luften antifashiste nacionalclirimtare, si zv-komandant ne brigaden e 25 sulmuese ku eshte shquar per guxim dhe trimeri. Ka marre pjese ne lufte ne gjirin e Sazanit kufi me grekun. Ne si familje kemi guxuar ti kundervihem edhe regjimit komunist, ku Hasan Isufi Haklaj ne vitet 1960 ka guxuar ti thoje sekretarit te partis jeni bere per tua bere sikur ne Hungari ne Revolucionin Hungarez ne vitin 1956. Ku xhaxhai perjashtohet nga partia. Vellai jone Halil Haklaj ka guxuar qe te ngre zerin kunder sekretarit te komitetit partise per padrejtesi dhe pervetsime te ndryshme ne ate kohe, ne vitet 1988-1989.

Deshira jone si familje ishte të merrnim pjesë edhe në frontin e luftës në Kosovë bashkë me shumë vëllezër të tjerë nga Tropoja jonë heroike, si Tahir Sinani, Fatmir Doci, Xhevahir Selmani, Bylbyl Brecani e shumë të tjerë që dhanë jetën e derdhën gjakun në luftë për mbrojtjen e jetës së vëllezërve të tyre dhe të tokës shqiptare. Por rrethanat e krijuaera nga Sali Berishovici na kufizuan te realizonim qellimet tona deri ne fund per mbrojtjen e tokave shqiptare.

Atë që diktatura nuk e bëri per 50 vite e cila nuk na lejoi të vriteshim me njëri-tjetrin e bëri Salehu duke përcarë e duke vrarë e shpërfytyruar deri në gjenezë.

Koha është treguesi më i mirë për ti vlerësuar njerëzit, por viktimat që ai agjentë e tradhëtar i kombit ka shkaktuar janë me mijëra.

Ai e furnizoi me naftë e armatime Sërbinë në kohën e luftes së Kosovës, por nuk u mjaftua me aq, sepse duhej të vriteshim edhe brenda kufijëve me armët që ai i pa skrupullt i hodhi në rrugë.

Takimet e fshehta të tij me armiqtë e betuar të shqiptarëve i paguan ata më patriotët e më të pa kursyerit për cështjen kombëtare. Saliu jo vetëm që e vrau Remzi Hoxhën, por familjarët e tij nuk kanë as varrë për ta qarë, e cfarë nuk bëri ai i paudhë i cili na vodhi paratë në xhepa, na vrau e na shau, por turpi do ta ndjekë nga pas sa të ketë njerëz në tokën shqiptare. Ai urdhëroi gardën të marrin me forcë Shkëlqim Haklaj sepse ai guxoi ti kundërpërgjigjej fjalorit të tij të ndyrë e cpifës.

Presidenti duhet të ketë të drejtë të cirret e të shpifet, të shajë e të vrasë, kurse të tjerët si Shkëlqimi e Remzi Hoxha duhet të ripen për së galli nga antikombëtari e agjenti Saleh.

Ne na vrau pikërisht Salehu me bandat e organizatat e tij terroriste, por jo vetëm ne, ai e vrau edhe jugun për djersën e djemve të tyre në emigrim, ku nuk mund ta lëmë pa përmendur edhe tragjedinë e detit e atë të Gërdecit. Ai vrau edhe në mes të Tiranës, më 21 janar, por ai vazhdon të marrë jetë shqiptarësh edhe sot e kësaj dite, e fatëkeqësisht kjo tragjedi do të vazhdojë për një kohë të gjatë me gjakmarrjen që ti solle o i degjeneruar deri në gjenezë bashkë me familjen tände vrasëse e hajdute.

Ti vampir i etur për gjakë shqiptarësh tregon në studio se kishe montuar snajper edhe në zyrën tënde më 21 janar, sepse po të cënohej karrigeja, por atëherë përse guxove të bësh grusht shteti më 14 shtator duke cënuar sigurine kombëtare, por krimet e Salehut është e vështirë të numërohen, por ato të shumtat janë të vërtetuara me fakte e prova, por mungon shteti dhe drejtësia shqiptare që ai bashkë me familjen e tij kriminale, tradhëtare e hajdute të marrë dënimin e merituar. Ai njeri fantazëm nuk sulmoi vetëm jugun, por sulmoi edhe qytetin e tij të lindjes pikërisht ditën e pavarësisë më 28 Nëntor, por ai nuk e njeh pavarësinë e Shqipërisë, por atë të Serbisë e më tutje. Dhe pastaj akuzoi djemet e familjes Haklaj qe mbrojten Kmisariatin,keshtu qe me daten 3 dhjetore 2000 vritet Ylli Haklaj sepse sipas Sali Berishovicit mbrojti Komisariatitn, ku vete thote edhe nje poste policie po te me prekej nuk do te ktheheshin te gjalle! Po postat e policise kundershtareve a duhet te mbrohen i pa udhe more i pa udhe dhe tradhetare. Organizove protesta ne 1997 ne Bajram Curr gjoja ne prekrahje te Azem Hajdarit, ku Azemin e perjashtova sa kohe nga grupi parlamentare. Po ti hiqesh gjoja i mbron demokratet, ti i vret naten dhe i qane diten more fashist dhe tradhetare.

Azemi u plagos në parlament e Salehu e përdori këtë për të destabilizuar gjithë Shqipërinë, kurse Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rrustemi nuk arritën as të varrosen në kohën e caktuar, sepse ti nuk i pranove në traget, e vec kësaj fillove të fyesh e të shpifesh ndaj vëllezërve Haklaj për ato që ti vetë ishe. Ti deklaroje noll tolerans kundër krimit, por ti ishe vetë krimi dhe bile ai agjenturor e shtetëror, ndaj duhej ta filloje nga vetja e familja jote mafjoze e vrastare. Saliu është njeriu më i ligë dhe tradhëtar që ka nxjerrur kombi shqiptar, sepse ai ju meson njerëzve emrat vetëm atëherë kur është i sigurtë se kanë vdekur, dhe për të treguar se sa i ligë është ai njeri, ai i nxjerrë nga varri pas vdekjes për tu bindur se nuk do të ngrihen nga varri. Kështu bëri pas vdekjes së Enverit, e kështu bëri edhe pas vdekjes së Fatmirit. I lëpiu sahanat e Enverit për 50 vite e pastaj e nxori nga varri jo vetëm një herë. Nuk vuri mina shteti por vuri mina Sali Berisha me bandat e tije, edin mire ai me kende bashkpunoi per vendosjen e minave te blera ne serbi, nuk e kishte bere Shteti shqiptarë, por sheti brenda shetit,  ka prova dhe fakte të shumta dhe të pa kundershtueshme se Sali Berishovici ka shkaktuar më mijëra viktima, për qëllime të caktuara antikombëtare e agjeturore, por ai shëtit i lirë dhe vazhdon të shkaktojë dëme dhe viktima edhe sot e kësaj dite, ku me paturpesine me te madhe dhe ne ditet e sotme ben thirrje per trazira.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel