Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje akuzave të kryetares së LSI Monika Kryemadhi për shkollën Sami Frashëri.
I pyetur nga gazetari i Top Channel ,Muhamed Veliu për këto akuza, për të cilën Kryemadhi thotë se pronësia është e ndryshuar, Rama tha se puna vërtetohet shumë thjesht duke parë se çfarë është bërë në terren.
Ai tha se këto akuza janë “gënjeshtra efikase” nga LSI që “ta hajë kush ta hajë”, ndërsa akuzoi Kryemadhin se ajo ka furnizuar të rinjtë me diploma fallso vetëm që të merrnin pjesë në ato që Rama i quajti ” Tallava me tepsi e tiganë”.
“Është një beteje e përditshme për të mos lejuar që faktet të bëhen si avulli i rakisë presidenciale dhe për fat të keq jetojmë në një kohë ku faktet janë viktimë e rrjeteve sociale e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar e shpërndarjes masivisht e të qëllimshme, të shpifjes së gënjeshtrave dhe për fat të keq Monika, Ilir Saliu janë absolutisht në vendin dhe kohën e duhur me instrumentat e duhur për tu lëshuar në një shfrim marramendës si ky që po e shohim përditë me shpifje e gënjeshtra.
Duke parë si gënjeshtrat janë efikase të audienca me lënien mbresë, kjo betejë është e vështirë. Çfarë t’i thuash asaj, shkolla po rindërtohet, projekti shkëlqyer ku është i përfshirë një arkitekt i famshëm italian, puna ka nisur , dukumentat janë publikuar sot përsëri nga Veliaj dhe ajo prapë thotë shkolla do ndërtohet në Paskqan, pra KÇK dhe ta hajë kush ta hajë.
Siç thotë që shërimin nga covid ta kërkojmë në kishë e xhami jo te shkenca por dhe që LSI nuk e zë covid, Shpërthim i një injoronce nga individë që kanë postë si krerësh partisë zëdhënës etj është një flamë problematike në kushtet kur duhet të ballafaqohemi me fakte e shifra.
Ju e keni më të vështirë punën se paraardhësit sepse vala e gënjeshtrave është aq e madhe sa që nuk di ç’të verifikosh më para, por shkolla është aty, pse nuk shkoni dhe të shihni se kush thotë të vërtetën e kush jo. Për të ardhur keq, covid është shumë serioze për të bërë humor por kur thotë ajo që LSI nuk e zë covid është një mirësi si patentat që ofronte në këmbim të votës.
Apo siç fronte vende pune për infermierë që s’kishin bërë shkollë, nuk dallonin gjilpërën nga gozhda. LSI ka furnizuar me diploma fallco një duzinë të rinjsh për tu hedhur përpjet në ato tallavatë”, tha Rama.
Top Channel