Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se sot ka kaluar pasditen e parë pa simptoma që nga infektimi.

Kurti, përmes nje postimi në Facebook, pasi ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij, ka thënë se “Analizat e gjakut më dolën normale. Duket që u nxora nga COVID-19 pa pneumoni. Disiplina është vendimtare. Kam marrë rregullisht ilaçet, kam respektuar udhëzimet dhe këshillat e mjekëve”.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Mirëmbrëma.Pasditja e parë pa simptoma. Do ta vazhdoj vetizolimin edhe disa ditë, sipas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Ju falemnderit të gjithëve që më keni thirrur ose shkruar, që keni pyetur ose jeni brengosur për mua. U jam mirënjohës për kujdesin e mbështetjen dhe u kërkoj falje për pamundësinë që t’u përgjigjem të gjithëve veccmas. Analizat e gjakut më dolën normale. Duket që u nxora nga COVID-19 pa pneumoni. Diciplina është vendimtare. Kam marrë rregullisht ilaccet, kam respektuar udhëzimet dhe këshillat e mjekëve. Kam ajrosur banesën dy herë në ditë nga 10 minuta duke hapur dritaret gjithandej. Kam pirë lëngje e kam marrë vitamina. Ccdo tre orë kam matur temperaturën dhe saturimin si dhe kam praktikuar frymëmarrjen e thellë. Nuk kam më kokëdhembje, kollitje dhe as therrje në muskuj.Nëse nuk e keni kaluar COVID-in, keni kujdes, sepse nuk është sikur gripi i zakonshëm. Të gjithë juve qytetarë që jeni të sëmurë nga virusi e ndjeheni të pasigurt, apo juve punëtorë shëndetësor që jeni të dërrmuar nga trajtimi i të sëmurëve, u jam mirënjohës sa s’thuhet për qëndresën, angazhimin e kontributin dhe ju inkurajoj të mos dorëzohemi tash. Nuk e kemi ende vaksinën, por e kemi përvojën që na shërben dhe vullnetin me të cilin shërbejmë.  Ju përshëndes përzemërsisht, e, mirupafshim së shpejti”, ka shkruar Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti më 28 tetor ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA