Sulmoi me tone të ashpra Ramën pas protestave në Tiranë, kryeministri maqedonas promovon Jeton Shasivarin në postin e ministrit të Drejtësisë
Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor në Hagë, Dhomat e Specializuara kanë caktuar datën kur do të shpallet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të shpallet më 16 shtator të këtij viti.
“Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Ndërkohë që pritej që aktgjykimi të shpallej më 20 korrik të këtij viti. Fjala përfundimtare në ketë rast është paraqitur në shkurt të 2026.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Top Channel