Nëna ‘e mrekullueshme’ e shtatë fëmijëve vret veten në ditëlindjen e vajzës

03/11/2020 16:35

Një nënë britanike e shtatë fëmijëve, e përshkruar si “e mrekullueshme” ka vrarë veten në shtëpinë e saj, në ditëlindjen e të bijës.

 

41 vjeçarja Louise Giles, konsiderohej si një nënë e lumtur dhe entuziaste para se të vriste veten në Reading në fillim te vitit, kur bashkëshorti ishte në punë dhe fëmijët ishin në shkollë.

Mjeku ligjor tha se si çdo mëngjes të familjes Giles bashkëshorti David çonte fëmijët në shkollë duke i uruar të shoqes ditë të këndshme.

Por pas shumë telefonatave gjatë ditës, David nisi të shqetësohej dhe i kërkoi një fqinji të kontrollonte çfarë po ndodhte me Louise.
Pas zbulimit të trupit të saj, rreth 30 anëtarë të familjes u mblodhën jashtë shtëpisë, duke përfshirë dhe fëmijët e saj Megan, Dylan dhe të bijën që kishte ditëlindjen Shannon.

Në një deklaratë togerja e policisë Sasha Dawson, tha: “Kur njerëzit ishin mbledhur përjashtë, e bija Megan ulërinte dhe ishte shumë e mërzitur, unë iu afrova dhe i fola. Fqinjë dhe të afërm të tjerë të familjes nisën të vinin dhe në fund ishin mbledhur rreth 30-40 vetë”.

I vetmi informacion që morën të afërmit për aktin e saj ishte fakti se Louise kishte nisur të vizitonte kohët e fundit një mjek depresioni, pasi ishte diagnostikuar si e tillë.

Zoti Giles said: “Ne nuk dinim asgjë për çrregullimin. Kishin qenë të dielën për patinazh, të gjithë së bashku, nuk pamë asnjë ndryshim te ajo. Unë kam qenë me të gjatë gjithë kohës, përveç kohës kur isha në punë. I kalonim bashkë mbrëmjet dhe fundjavat”.

Mjekja ligjore e Berkshire, Katy Thorne tha: “Louise ishte diagnostikuar me depresion prej janarit të këtij viti. Më 30 janar bashkëshorti i saj doli për të shkuar në punë dhe të çonte fëmijët në shkollë, kur dhe Louise Giles qëllimisht ka vrarë veten.”

Në një deklaratë familja tha: “Louise Giles ishte një grua, nënë e bijë e dashur dhe e kujdesur. Ajo ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe shtatë fëmijët e saj e donin aq shumë”.

FOTO GALERI
1/3
41 vjeçarja Louise Giles, konsiderohej si një nënë e lumtur dhe entuziaste para se të vriste veten në Reading në fillim te vitit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA