26/11 15:30
Ana Kauri, është vajza më e re që i është bashkuar emisionit “Për’Puthen”.
Bukuroshja 26-vjeçare, komentoi pëlqimin e pretenduar nga Arjoni në drejtim të Anës. Ajo tha se sipas saj Arjoni nuk ka pëlqim për Anën, pasi nuk e respekton atë. Kjo u pa në një moment të bisedës në studio, kur djali iu drejtua bukuroshes me fjalët “boll, qepe, po flas unë”.
“Arjoni nuk më duket i dashuruar. Kur ke pëlqim për një femër, nuk e hedh dot poshtë ashtu siç e bëre ti më pas. Nuk iu drejtove as me emër. Nëse e pëlqen aq sa thua ti duhet të kesh respekt, ti nuk ke. Unë nuk e supozoj që ti ke respekt për të, e jo më ndjenjë që pretendon ti”, tha Ana.
Top Channel