Një sasi prej afro 2 tonë marihuanë është kapur nga Policia malazezë në një kamion që kishte hyrë nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shqiptar. Sipas burimeve të Policisë shqiptare, marihuana kishte si origjinë Shqipërinë, ndërsa u kap në Podgoricë.

Në pranga ka rënë shtetasi shqiptar Elvis Çalik. Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë, më konkretisht sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Administratës Doganore, ndërsa bëhet e ditur se droga u gjet në një kamion që kishte shkelur territorin malazez përmes pikës kufitare të Bozajt.

Në deklaratën për shtyp, policia malazeze sqaron se operacioni u krye pas një hetimi në rrugë operative dhe synonte ndërprerjen e rrugës ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Malit të Zi në vendet e Evropës Perëndimore.

Ndaj 40 vjecarit shqiptar është ngritur akuza e trafikut të drogës, ndërsa janë kërkuar të dhëna edhe nga pala shqiptare nëse i arrestuari ka pasur apo jo precedentë të mëparshëm penalë.

Kamioni kalonte tranzit drejt vendeve të BE dhe kishte një ngarkesë  me fruta dhe perime. Oficerë të antikontrabandës gjatë kontrollit gjetën nëntë paleta që përmbajnë lëndë narkotike e llojit marihuanë me një peshë totale prej rreth 2 ton.  Një person i dytë është proceduar gjithashtu penalisht me dyshimin si i përfshirë në trafikun e drogës.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA