Ashtu edhe siç e kishin paralajmëruar, studentët janë mbledhur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit për protestuar në lidhje me vendimin e marrë për zhvillimin e mësimit online.

Ditën e djeshme, studentët protestuan në katër pika të ndryshme në Tiranë kundër këtij vendimi.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme ata kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre pas vendimit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online.

Kërkesat  e studentëve janë:

1- Mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditore, leksionet online ndërsa seminaret në auditore.

2-Rimbursim i pagesës së konvikteve dhe qirave.

3-Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

4-Mundësim i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA