Kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protesta e gjashtë në Prishtinë: Zëri i këtij sheshi ka mbërritur deri në Hagë 21/09 22:40
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 37 pacientë të infektuar me COVID-19.
Nga spitali bëjnë të ditur se 23 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ku 3 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 8 të infektuar me Covid-19”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore.
Top Channel