
23/02 23:03
Me 1.123 raste të reja, numri i rasteve arriti në 335.093 ndërsa 12 persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin në 6.835
Deri më tani 315.016 persona janë shëruar ndërsa 13.242 raste janë aktive.
Më 30 korrik, vendi i Azisë Jugore me mbi 200 milionë banorë regjistroi 903 raste me COVID-19, shifër e cila më pas filloi të binte.
Mes një rritjeje të rasteve në Evropë dhe vendet tjera, ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar një valë të dytë po ashtu në Pakistan. Për të parandaluar shpërthimin, qeveria e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vendet publike.
Në maj, Pakistani lehtësoi kufizimet mbi COVID-19 dhe rihapi bizneset të cilat u mbyllën në mars.
Top Channel