Mevlani në takim me vajzën e re në “Për’Puthen”/ Pyetja që vendosi në siklet bukuroshen…

02/11/2020 19:18

Ana Kauri është vajza më e re që i bashkohet emisionit “Për’Puthen”. 26-vjeçarja u lejua nga produksioni që të zgjidhte një djalë në një takim katër minutësh, e zgjedhja e saj ishte Mevlani.

Biseda mes dyshes shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga të dyja palët. Por një pyetje e Mevlanit vendosi disi në siklet bukuroshen brune. Djali nga Kavaja e pyeti vajzën se cila është pika e saj më e dobët. 26-vjeçarja hezitoi të përgjigjet, duke shtuar se nuk mund ta rrëfeojë një gjë të tillë. Megjithatë, pas takimit, ajo shtoi se e mirëkuptoi pyetjen e bërë sepse sipas saj ishte spontane.

Ana: Atëherë për pikën e dobët, atij ashtu i erdhi, ashtu u shpreh nuk duhet ta vendosim me shpatulla pas muri. Mevlani pasi ka qenë për pak kohë i stepur dhe nuk ia marr shumë negativisht këtë gjë.

Mevlani: Njeriu kur ka interes pyet. Mua më pëlqeu sepse ishte spontan. Ana duket vajzë solare sepse nuk të vendoset në siklet.

FOTO GALERI
16/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA