Jetesë nga ullinjtë/ Fermerët e Vlorës, të kënaqur me prodhimin këtë vit

02/11/2020 12:24

Vaji i ullirit apo”nektari i perëndisë”është i bollshëm sivjet pasi dhe vetë ulliri është i mbarë për këtë vit në zonën e Vlorës e cila është e njohur për kultivimin e ullirit.

Kodrat që rrethojnë qytetin e Vlorës , por dhe fshatrat kane 90% te tokave të mbjella me ullinj mijëra vjeçar, apo dhe të rinj.

Fermerët që ullirin e çojnë për të bërë vaj shprehen një pemë u ka dhënë sivjet mbi 70-100 kg ullinj.

Pas fazës së mbledhjes së ullinjve, pastrimi me uje /procesi i dekantimit /centrifugimit dhe filtrimit, vaji përftohet nga shtypja në temperatura të ulëta 22-24 gradë.

Sipas ullishtarëve llojet e ullirit “ frantoi dhe kalinjot” i cili është ulli autokton i zonës të bregdetit ka qenë në një prodhim mbi mesatar kaluar me atë të vitit të kaluar.

Kjo u jep mundësinë ullishtarëve që të kenë vaj jo vetëm për tryezat e tyre por ka nga ata që dhe e tregtojnë dhe sigurojnë të ardhura prej tregtimit të saj.

Top Channel