Endri Dumanin paraditja e të martës së shkuar e gjeti në Shqipëri duke u takuar me nënën pas 6 vite qëndrimi në Siri.

Endri ndodhet tashmë nën kujdesin e shërbimit social shtetëror dhe të psikologëve për t’ja bërë më të lehtë e harruar atë që përjetoi së qëndruari në kampin Al Hol.

Top Channel disponon këtë video ekskluzive e cila tregon gjendjen aktuale të 13 vjeçarit, 6 ditë pas riatdhesimit. Është një video-bisedë e shkurtër mes Endrit dhe konsullit të përgjithshëm shqiptarë në Liban Marc Ghorayeb i cili dha këtë koment gazetarit të Top-Channel Muhamed Veliu, rreth bisedës që patën.

“Fola me Endrin për tu siguruar që ai është i gëzuar në çdo aspekt dhe nuk i mungon asgjë në jetën e re normale që ka nisur. Ishte një bisedë mes nesh në gjuhën arabe. Endri më tha se ishte i gëzuar me jetën e re dhe se po përshtatet. I premtova se do të vij së shpejti për ta takuar në Shqipëri. Jam duke ndjekur po ashtu me autoritetet shqiptare dhe ato të policisë atë që po ndodh edhe me gruan dhe fëmijët e saj që nxorëm nga kampet e Sirisë” tha Ghorayeb.

Duke mos dhënë detaje specifike, Marc Ghorayeb i cili bëri një punë të jashtëzakonshme për kthimin e Endrit dhe të Floresha Rashës bashkë me 3 fëmijët, thotë se misioni vazhdon për të sjellë të tjerë shqiptarë në shtëpi.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel