Fillimi i pandemisë ndau për një periudhë tepër të gjatë çiftin Derek dhe Phyllis Mapes, të dy nga 90-vjeç.

Duke qenë se situata në vendin e tyre paraqitet disi më e qëndrueshme, dyshja u ritakua në një mbrëmje romantike, e cila nisi me përqafime e puthje, Në muajin shkurt, Phyllis u sëmur dhe u vendos në spital, e për këtë arsye 66-vjetori i lidhjes së tyre nuk u festua.

Pas shërimit, ajo u transferua në qytetin e Norwich duke qëndruar për një kohë të gjatë larg bashkëshortit. Këtë periudhë ndarje ata komunikonin me njëri-tjetrin me anë të platformave online, por takimi fizik u realizua në një restorant.

Vajza e tyre, mendoi të organizonte deri në detaje një darkë romantike për ta. Çifti u martua në vitin 1954, kanë tre fëmijë dhe 7 nipër e mbesa.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA