Pas humbjes së saj drastike në peshë, Adele është bombarduar me lloj –lloj ofertash për reklama, të cilat mbërrijnë në miliona paundë.

Por këngëtarja i ka refuzuar, sipas shtypit britanik. Ajo nuk është e interesuar për to dhe të gjithë vëmendjen e ka përqendruar tek nxjerrja e albumit të vet të ri e të shumëpritur vitin e ardhshëm. Pas një shkëputje të gjatë nga skena Adele, performoi në show-n  amerikan “Saturday Night Live” , ku u shfaq në formë fizike spektakolare. Ajo pati më tepër rolin e një  prezantueseje, e me nota humori, tha mes të tjerash, se ka mbetur gjysma e asaj që ishte, por se kjo është pikërisht gjysma që i pëlqen.

“E di që dukem ndryshe nga hera e fundit që më keni parë. Për shkak të pandemisë së COVID-19 në udhëtimet imagjinare që kam bërë, jam munduar të lehtësoj peshën”, tha këngëtarja me shaka.  Për herë të parë në këtë spektakël të famshëm, ajo kishte marrë pjesë përpara 12 viteve, ku bëri dhe lançimin e saj në Amerikë.  Albumi i fundit i Adele është realizuar përpara para 5 vitesh.

FOTO GALERI
15/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA