Në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri” është vënë nën pranga shtetasi i shpallur në kërkim, i cili bashkëpunoi me dy persona të tjerë të arrestuar më parë për transportim të emigrantëve kundrejt përfitimit.
23-vjeçari i arrestuar është bashkëpunëtor i dy shtetasve F. K., 22 vjeç dhe R. B., 25 vjeç (të arrestuar në flagrancë), të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i policisë:
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Bashkëpunoi me dy persona të tjerë (të arrestuar më parë) për transportimin e katër emigrantëve të paligjshëm, vihet në pranga 23-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Kolonjë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2020, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. T., 23 vjeç, banues në fshatin Milec, Kolonjë.
Shtetasi i mësipërm rezulton të jetë bashkëpunëtor i dyshuar i dy shtetasve F. K., 22 vjeç dhe R. B., 25 vjeç (të arrestuar në flagrancë), të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel