Tetori njihet në të gjithë botën si muaji i ndërgjegjësimit për femrat dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit.
Emisioni i “Për’Puthen”, është ndërgjegjësuar me këtë nismë, e njëra nga konkurrentet, më konkretisht Ana, ka vendosur të presë flokët e saj të gjatë për t’i dhuruar për femrat e prekura nga kanceri. Madje, Ana shtoi se personit në fjalë, do t’i mbulojë me shpenzimet e saja, bërjen e vetullave.
Mes lotëve Ana tha:
“Do i dhurosh asaj flokët e tu. Ndoshta atë do e bëjnë të lumtur këto flokë që kam unë dhe do ti japin forcë për sëmundjen që ka. Jeta është shumë e bukur, të dashura, nëna, motra, kanceri i gjirit vret, ju lutemi kujdeseni për vete. Veç pjesës së flokëve, zonjës, gruas do ia bëj edhe vetullat. Dua t’ia bëj edhe ato”.
Top Channel