26/11 22:47
Së paku 21 persona, shumica fëmijë, kanë humbur jetën gjatë përplasjes së një kamioni dhe autobusi shkollor në Nigeri.
Shoferi i kamionit humbi kontrollin mbi automjetin në autostradën Mgbowo-Awgu, në shtetin Enugu, ndërsa më pas goditi autobusin shkollor, tha në një deklaratë për media Ogbonna Kalu, koordinator i Organizatës për siguri të rrugëve (FRSC) në shtetin Enugu.
Kalu tha se të paktën 21 persona humbën jetën në përplasje, kryesisht fëmijë dhe disa njerëz u plagosën.
Ai gjithashtu theksoi se një numër i konsiderueshëm i të plagosurve janë në gjendje kritike dhe se kanë frikë nga një rritje e numrit të të vdekurve.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e papërshtatshme.
Top Channel