Javë më pare ish-çifti i dikurshëm, reperët Mozzik dhe Loredana u takuan gjatë një mbrëmje në një nga restorantet e Prishtinës.

Imazhet në fjalë tregun se mes dyshes ka ende raporte shumë të mira, edhe pse vitin e kaluar ata kishin marrë vendimin për të çuar në pauzë marrëdhënien e tyre.

Tani, ata janë parë sërish bashkë duke kaluar kohë me njëri-tjetrin, ndërsa kanë qenë të shoqëruar edhe nga persona të tjerë. Ka arritur të sigurojë një tjetër fotografi të çiftit, të realizuar gjatë ditës së sotme e premte, ku janë parë së bashku në një hotel.

Mesa duket shoqërimet e shpeshta me njëri-tjetrin tashmë janë diçka faktike që mes dyshes ekziston një raport i ngrohtë dhe krejt i kundërt me atë që dikur dy reperët deklaronin në mënyrë të tërthortë për njëri-tjetrin në emisione televizive apo këngët e tyre.

Përveç muzikës, Mozzikun dhe Loredanën i bashkon edhe vajza e tyre, Hana, e cila është gati dy vjeçe.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel