Pas ngjarjes së rëndë ku 3 minatorë kanë humbur jetën në minierën e “ Balgjajt” në Selishtë ka reaguar edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Në një postim në ‘twitter’, Xhaçka i ka shprehur nguëshëllimet familjarëve të minatorëve dhe premton se pavarësisht sfidave do bëhët çdo gjë për të ndihmuar familjet e tyre.
“Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha.
Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë. Megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre”, shkruan Xhaçka në ‘twitter’.
Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) October 29, 2020
Top Channel