“Rifillimi i kampionatit”, Rama përshendet vendimin: Jemi gati të flasim me FSHF! Naftëtarët të marrin shembull nga Liga

29/10/2020 15:26
Kryeministri Edi Rama

Pas vendimit të Ligës Profesioniste të Futbollit për t’i dhënë fund bojkotit dhe fillimin e Kategorisë Superiore ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në postimin e tij në ‘tëitter’, Rma shkruan se e përshendet fundit e bojkotit absurd të Ligës dhe se tani jemi gati për të folur me FSHF-në.

Në fund kryeministri ka ftuar naftëtarët që të marrin shembull nga anëtarët e Ligës.

E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati”, shkruan Rama në ‘twitter”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA