Policia e Durrësit ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar, për vepra të ndryshme penale.
Sipas uniformave blu, 23-vjeçari R. L., banues në Mamurras, Laç, ishte kthyer deportiv nga Anglia, ku ka vuajtur dënimin me 8 muaj burg, për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në mjet iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9900 euro dhe 35 gr. lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
A. C., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2018 i ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
I. K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 31.07.2019, ka bërë kallëzim shtetasja S. T., 82 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj 54 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Top Channel