Është kthyer në një sfidë më vete përzgjedhja e një djali për takim në emisionin “Për’Puthen”.
E gjitha ndodh pasi djemtë kalojnë një takim të mirë me njërën nga vajzat dhe të tjerat më pas, stepen për të zgjedhur po të njëjtin.
E tillë është situata me Fatjonin, i cili ka dalë dy herë në takim me Anën dhe e kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin.
Tea deklaroi se nuk e zgjedh Fatjonin në takime, për shkak se ai ka kaluar shumë mirë me Anën, ndërsa vetë Ana ka zgjedhur në takim Arjonin. Fatjoni nuk është zgjedhur nga vajzat për javën e ardhshme, e kjo nxiti reagimin e tij.
Ai tha se në emision ka ardhur për të gjithë vajzat, duke shtuar se nuk mund të penalizohet se ka dalë me njërën nga vajzat.
“Kam ardhur për të gjitha gocat, në momentin që dal me një gocë nuk do të thotë që jam penalizuar”, u shpreh Fatjoni.
Top Channel