3 minatorët që u shpallën të humbur dje janë gjetur të pajetë në thellësi të minierës “Balgjaj”, në Selishtë.

Policia bën me dije se u gjetën trupat e shtetasve: Ismail Hoxha., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos Çesku 55 vjeç (prej një muaji punonte aty për shkak të kushteve ekonomike), banues në Bulqizë dhe Rexhep Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë (6 vite më parë e ëma vdiq në stogun e kromit).

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/5
Dhomat ku mblidheshin minatorët pas pune

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA