“Çështja e detit” në Gjykatën e Hagës/ Ministri grek: Janë dashur 6 muaj negociata me Ramën, Metën e Bashën

29/10/2020 14:38

Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranes për te apeluar se bashku ne Hage për përcaktimin e kufijve detare, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë, konsiderohet me e rëndësishme edhe se marrëveshjet qe nënshkroi Greqia me Italinë dhe Egjiptin për ZEE, deklarojnë burime qeveritare për versionin elektronik te gazetës “Proto Thema”.

Sipas shpjegimeve te një prej ministrave te qeverise Mitsotakis për gazetën, janë dashur 6 muaj negociata me kryeministrin Rama, por edhe me presidentin shqiptar Meta, si dhe me kreun e opozitës Basha, ne mënyre qe te gjithë te ishin dakord me ketë zgjidhje.

“Pas faktit se Shqipëria është ndoshta vendi me miqësor me Turqinë”, nënvizon ministri ne fjale, duhet theksuar se ka rendësi qe Ankaraja nuk e ka shtyre Tiranen te kundërshtoje rrugën e zgjidhjes ne gjykatën ndërkombëtare.

Ndërkohe sipas te njëjtave burime ne fazën e fundit, ndodhet zgjerimi me 12 milje i zonave detare ne Jon, nga ishujt mbi Korfuz, deri në kepin Tainaro, nga ana e Greqisë. Dekreti përkatës për mbylljen e gjireve, si kusht për zgjerimin, ndodhet në Këshillin e Shtetit. Pasi të miratohet, pritet të paraqitet në Parlamentin Grek për votim dhe miratimi për zgjerimin pritet te shpallet në javët e ardhshme, para fundit të këtij viti.

“Menjëherë pas këtij procesi do te filloje apelimi për ne Hage i cili mund te behet me dy mënyra”, shpjegojnë burimet qeveritare.

– Paraqitja njëkohësisht në Gjykatën Ndërkombëtare e marrëveshjes kornize me propozimet për delimitimin e zonave detare nga Greqia dhe Shqipëria dhe më pas kundër padite e te dy palëve.

– Ose do te vendoset radha e paraqitjes, sipas një metode qe përdorin gjykatat, ku pala e pare paraqet memorandumin e saj me shkrim, e ndjekur nga pala e dyte. Me pas me te njëjtën radhe, paraqiten dhe kundër paditë, ndërsa gjykata do të shqyrtojë argumentet dhe do të nxjerrë verdiktin e saj.

Pas kësaj procedure, Gjykata Ndërkombëtare do të vendosë përcaktimin e shelfit kontinental dhe ZEE midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Aleksander Marku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA