Gjueti spiunësh dhe arrestime masive/ Irani var një shtetas suedez, qindra persona në pranga në Gjirin Persik
Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë të nxehta. Së fundmi mediat greke kanë raportuar sipas tyre, provokimin e radhës nga pala turke.
Turqia ka ndërhyrë në Google Maps për të caktuar ishullin grek të Amorgos si turk, i cili, sipas “Google Maps”, ka gjithashtu një xhami, raporton media greke.
Sipas asaj që raportoi Open TV, Turqia i dha ishullit emrin “Turk Adasi” që në greqisht do të thotë “ishull turk”.
Vlen të përmendet se Amorgos nuk ka pasur kurrë një xhami në historinë e vet, por është i famshëm për ishullin emblematik të Hazoviotissa. Informacioni i ri i rremë në hartat e Google tregon ishullin si ‘turk “për tre ditë.
Qeveria lokale e ishullit i dërgoi një letër Google dhe Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias të hënën pasdite.
Top Channel