Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria/ Ministria e Jashtme: Do vijojë për ata që nuk kanë kryer krime apo akte terroriste

28/10/2020 11:52

Më datën 27.10.2020 përfundoi me sukses operacioni i riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria verilindore, prej të cilëve katër fëmijë dhe një grua me probleme të theksuara shëndetësore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të thotë se finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar “u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore”.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste.

Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, thuhet më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA