Ka nisur Forumi i Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, i paraprirë nga miratimi i Rezolutës për Përkufizimin e Antisemitizmit nga Parlamenti Shqiptar, një vendim i rëndësishëm e historik në luftën globale kundër urrejtjes e diskriminimit të hebrenjve.

Forumi kundër Antisemitizmit organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.

Në fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla është shprehur se ky është forumi i parë antisemitizëm në Ballkan dhe se shqiptarët kanë rrezikuar edhe jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë.

Taulant Balla: Shqiptarët kanë rrezikuar jetën e tyre për hebrenjtë. Mirënjohje për mbështetjen e madhe që ka marrë ky forum. Ky është forumi i parë antisemitizëm në Ballkan. Humanizmi dhe toleranca fetare vlen që të përmenden në Shqipëri. Shqipëria refuzoi që të dorëzonte dhe tregonte listat e hebrenjve.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka thënë se është një privilegj që përfaqëson sot Shqipërinë për punën me antisemintizmin. Rama ka shtuar se Shqipëria ishte vendi që u kthye në shtëpi për hebrenjtë që para luftës së dytë botërore.

“Është një privilegj i vërtetë që përfaqësoj Shqipërinë. Një vend i vogël por mishërimi i madh i mbrojtjes së hebrenjve dhe i luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë e bashkëjetesës fetare në rrjedhën e viteve. Mund të konfirmojmë se hebrenjtë të cilët peripecitë e jetës u kthyen në gurë të çmuar. Shqipëria ishte vendi që u kthye në shtëpi për hebrenjtë që para luftës së dytë botërore. Ku komuniteti hebre u njoh ligjërisht me besimin e të drejtat e veta. Dhe shtabit ishte i garantuar si një e drejtë me ligj për çdo hebre. Kjo u pa kur familjet e zakonshme vendosën jetët në rrezik për të mbrojtur hebrenjtë. Ishin myslimanë e të krishterë duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre. Ka episode mjaft të pabesueshme në historinë tonë. Doja të sjellë historinë e dy vëllezërve që strehuan një familje të madhe. Ata dhanë identitet të rremë duke thënë se ishin ata hebre. Është edhe e tashmja. Parimet në të cilat vendet jetojnë të ardhmen e përbashkët. Pak muaj më parë ne me shumë krenari inaguruam një memorial dedikuar holokaustit. Në Vlorë, një numër i madh hebrenjsh  po punohet për të nderuar me një muze komunitetin hebre dhe këtë miqësi në të ashtuquajturën rruga e Hebrenjve. U ndryshua gjatë komunizmit por jo tek njerëzit dhe sot si emër zyrtar e ka atë emër. Kërcënimi më i madh që na duhet të përballemi dhe ta kemi në fokusin tonë nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e antisemintizmit por relativizimi. Në raport me atë çka u ndodh” ka thënë Rama.

Top Channel