“Moment udhëkryqi i rrezikshëm”, Jozefina Topalli nga Lezha: S’ka padrejtësi më të madhe se t’i thuash drejtësi asaj që është padrejtësi…

26/04/2024 20:24

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka qenë e pranishme në takimin me demokratët në Lezhë në kuadër të turit të bashkimit të PD-së, nga ku tha se shqiptarët janë duke kaluar një moment udhëkryqi të rrezikshëm.

Sipas saj, ky është udhëkryqi të rrezikshëm të pluralizmit, të demokracisë, të identitetit tonë kombëtar, të identitetit tonë demokratikë, të prespektivës së kombit tonë, të prespektivës së familjes tonë.

Topallit tha se ‘kurrë nuk ka ndodhur që të ketë një regjim që funksionon me skemën 5D, këta çojnë taksën në maksimum për qytetarët, i fusin në buxhetin e vetë, për ti futur te kompania e vetë, për të ndëtuar hotelin e vetë restorantin e vetë kompaninë e vetë për të rritur mirëqënien e vetë’.

Pjesë nga fjala e anëtares së kryesisë, Jozefina Topalli:

Pse duhet të marrim vendime të forta? Sepse ne po kalojmë një moment udhëkryqi të rrezikshëm, udhëkryqi të rrezikshëm të pluralizmit, të demokracisë, të identitetit tonë kombëtar, të identitetit tonë demokratikë, të perspektivës së kombit tonë, të perspektivës së familjes tonë.

Ajo që ne dëgjuam në Rai3, nuk është asgjë e re për ne por është tronditëse për këdo që dëgjon një emision si ai që fillon, kushëriri i ministrit të Brendshëm, që ishin kryetrafikantët e drogës, vëllai i ministrit të Brendshëm, trafikant droge, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë i cili i dhuronte toka kryetrafikatit dhe vazhdonte, zëvendës kryeministri i qeverisë Rama dhe vazhdonte me radhë.

Dhe s’po flas për lajmin e fundit që dëgjuam sot se si burri i ministres shkonte dhe godiste me thikë drejtorin që donte ta hiqte nga puna. Më thoni a keni dëgjuar në ndonjë vend të rajonit që të ketë kaq intensitet kaq të lartë skandalesh të tmerrshme, të turpshme, të dhimbshme për qytetarin në vendin tonë.

Kurrë nuk ka ndodhur që të ketë një regjim që funksionon me skemën 5D, këta çojnë taksën në maksimum për qytetarët, i fusin në buxhetin e vetë, për ti futur te kompania e vetë, për të ndërtuar hotelin e vetë restorantin e vetë kompaninë e vetë për të rritur mirëqenien e vetë.

Këta ulin më tej pensionet ndërkohë që rrisin taksat e profesioneve të lira, këta ulin pagat në kohën që rrisin taksat në çdo nivel.

Këto kanë rritur varfërinë si asnjëherë më parë, kanë larguar nga Shqipëria 1 milion shqiptarë.

Nuk ka më zë fëmijësh nëpër rrugica, nuk ka më zë fëmijësh nëpër shkolla por ka histori drejtorësh të TIMS, dhe nuk është në burg por është i lirë.

Nëse një shoqëri nuk reagon ndaj padrejtësisë që i bëhet asaj në tërësi çfarë mund të thuhet? Asgjë nuk e justifikon padrejtësinë. Asgjë dhe nuk ka padrejtësi më të madhe se të gjuash drejtësi atë që është padrejtësi.

Top Channel