Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi izolohet, shkak disa simptoma

28/10/2020 12:18
Flamur Golemi

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi është izoluar pas disa simptoma të lehta të ngjashme me Covid-19.

Këtë gjë e ka njoftuar edhe kryebashkiaku Golemi nëpërmjet një postimi në ‘Facebook”.

Golemi shkruan se pas disa simptoma të ngjashme me Covid-19 vendosa të izolohem në banesë derisa të më vijë përgjigjja nga ISHP-ja.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës njofton se do t’i ndjekë punët nga shtëpia dhe se gjendja e tij shëndetësore është mirë.

Miq, pas disa simptomave të lehta që më janë shfaqur një ditë më parë, të ngjashme me Covid 19, vendosa të izolohem në banesë, për të mos rrezikuar kolegët në punë dhe persona të tjerë me të cilët do të kisha kontakt. Kam kryer tamponin dhe po pres zyrtarisht nga ISHP-ja përgjigjen . Ndërkohë do të vazhdoj të ndjek punët dhe detyrat në distancë nga shtëpia. Jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe po pres rikuperimin e plotë për t’iu rikthyer sërish angazhimeve si më parë. Ju falënderoj për qindra mesazhe e telefonata që kam marrë fill pas publikimit të nxituar të lajmit në disa media. Duke u kujdesur për veten dhe familjen tuaj do ta mbani larg Covid 19 dhe së bashku do ta fitojmë luftën me armikun e padukshëm. Ju përshëndes!‘, shkruan Golemi në postimin në Facebook.

Gjithashtu mësohet se pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe Shefi i Komisariatit të Gjirokastrës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA