Qindra protestues mbushën rrugët e Filadelfias me thirrjet për drejtësi racore pasi policia qëlloi për vdekje një 27 vjecar me ngjyrë.
Familja e Walter Wallace, thotë se ai kishte pësuar një krizë të shëndetit mendor kur oficerët hapën zjarr ndaj tij. Efektivët pretendojnë se e qëlluan pasi nuk donte të hidhte thikën që mbante në duar. E shoqja e të riut ndërkohë ia kishte shpjeguar policëve përpara se ta vrisnin se ai vuante nga crregullimi bipolar.
Pas incidentetit, indinjata shpërtheu sërish e demonstruesit u përplasën me policinë. Katër policë u lënduan pasi tubuesit I goditën më tulla. Në ndihmë të forcave të rendit ne zone, është dërguar dhe Garda Kombëtare.
Në SHBA, diskutohet prej muajsh intensivisht dhuna policore kundër personave me ngjyrë. Pikënisjen, debate e mori me vdekjen e George Floyd në muajin maj, kur 46 vjecari humbi jetën gjatë një aksioni të policisë, pasi një efektiv e mbajti përtokë duke i vënë gjurin në fyt. Vdekja e tij shkaktoi demonstrata në shumë qytete në SHBA dhe në vende të tjera, drejtuar kundër racizmit dhe agresivitetit te dhunës së policisë.
Top Channel