E bija 6-vjeçare i vdiq nga kanceri/ Përlotet nëna, një flutur i qëndron pranë teksa po martohej…

28/10/2020 18:11

Edhe pse martesa për gjithkënd është cilësuar si dita më e rëndësishme e jetës, për Amandan nga Britania e Madhe nuk rezultoi kështu, pasi ajo pak kohë më parë humbi vajzën nga sëmundja e kancerit.

Dy vite më parë, vajza e Amandas, Azalee, vetëm gjashtë vjeçe, nuk ia doli dot të fitojë betejën ndaj kancerit. Vogëlushja nuk u njoh kurrë me partnerin e nënës, Chip, edhe pse Amanda do të donte shumë që ata të njiheshin.

Gjatë ceremonisë së martesës ndodhi diçka e papritur. Në shenjë kujtimi ndaj vajzës, çifti kishte menduar që të lëshonte një numër fluturash, por në këtë moment një nga insektet shumëngjyrëshe, i qëndroi Amandas në krahun e majtë të fustanit të bardhë.

Kaq ka mjaftuar që ajo të përlotet për minuta të tëra.

 

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA