Mes Redi Shehut dhe analistit Mustafa Nano diskutimi ka devijuar në debat mbrëmjen e sotme në Open, gjatë temës për karikaturat e Charlie Hebdo.
Nano shprehet se myslimanët janë të llastuar duke u shprehur të fyer dhe se problemi është që ata do të fillojnë të shprehin fyerjen e të kërkojnë të drejtë edhe për gjëra të tjera.
“Ka dy botë paralele, Bujari është artist, intelektual, unë gjithashtu, jemi të dy intelektualë publikë, kur vjen puna tek liria e shprehjes nuk kemi pika takimi, nuk jam i shqetësuar tek pjesa e llastuar e botës myslimane që iu fye Muhamedi, problemi është që niveli i ndjeshmërisë fillon e zbret ngadalë, po fillon e ofendohet edhe në gjëra të tjera”, tha Nano.
Pjesë nga debati:
Mustafa Nano: Ti do të besosh tek Muhamedi, unë nuk besoj.
Redi Shehu: Ajo që ti beson si racionale edhe unë e besoj. unë jam jashtëzakonisht rracional, nuk ka gjë të mos besosh apo të besosh që ti je fillimi i gjithçkaje.
Mustafa Nano: Më lini lirinë e shprehjes e lutuni njëmijë herë në ditë. në kuran thuhet që s lejohet liria e shprehjes
Redi Shehu: Nuk ka besim pa liri shprehjeje, e ke të keq vendosur, nuk logjikohet në këtë formë, pse e ke këtë superioritetin.
Mustafa Nano: kur kërcënohet e drejta e besimit jam gati të dal me ju, por na lini lirinë e shprehjes, juve pushtoni rrugët.
Redi Shehu: Është pjesëmarrje e ditës, këto terma janë diskriminuese.
Top Channel