Si duken 60 sekondat e para të jetës së një fëmije
27/10/2020 15:39
Zhvillimi i përshpejtuar i fëmijëve gjatë viteve të para të jetës së tyre ka zgjuar gjithmonë interesin e shkencëtarëve dhe ekspertëve.
Por a keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh në minutën e parë pas lindjes së një fëmije?
Mushkëritë që ishin mbushur më parë me lëng, tani janë të mbushura me ajër. Në këtë pikë, me siguri do të dëgjoni edhe qarjen e parë të foshnjës. Disa studime pohojnë se qarja e parë ndihmon mushkëritë të zgjerohen.
Gjithashtu, në minutën e parë të jetës së një fëmije, temperatura e trupit ndryshon, ndërsa trupi merr detyrën e vetërregullimit të temperaturës. Përveç kësaj, duke prerë kordonin e kërthizës, fëmija zyrtarisht fillon jetën jashtë trupit të nënës.
Top Channel