“Pashë dy gjela që ziheshin për një pulë”/ Reagon Ana: Kush është pula? E turpshme… Edhe Shqipja…

27/10/2020 18:57
Opinionisti Arjan Konomi

Zënka e zhvilluar nga Bearti dhe Fatjoni u komentua gjerësisht nga konkurrentët në studio.

Opinionisti Arjan Konomi, tha se ishte i pranishëm vetëm në momentet e fundit që djemtë po sqaroheshin mes tyre.

Ai e përshkoi situatën me një shembull, që në mënyrë indirekte preku edhe Anën.

Arjani u shpreh se në debat pa “dy gjela që po ziheshin për një pulë që nuk e di se kush ishte”. Fjala ‘pulë’, nxiti reagimin e Anës, e cila tha se metafora të tilla janë të turpshme.

Ndërkohë edhe Andi  u shpreh se për një gjë të tillë u largua nga emisioni Shqipja, e shtoi se kur ai renditi të gjithë fyerjet e bëra nga persona të tjerë, asnjë nuk e priti mirë.

Arjan Konomi: Unë pash dy gjela, duke u zier për një pulë që nuk e di se kush ishte.

Ana: Kush ishte pula?

Arjan Konomi: Ti e more për vete?

Ana: Po ma sqaro pak?

Arjan Konomi: Çfarë do të thotë, unë mund të them dhe dhelpra me rrushin, por ti nuk je dhelpra.

Ana: Përdor disa metafora të shëmtuara, më vjen turp që jam ulur këtu dhe nuk tregohesh i  sinqertë, turp, turp, turp!

Arjan Konomi: Ishin dy gjela që e mbanin kokën përpjetë si e mbanin gjelat.

Ana: Unë nuk jam pulë por njeri, krahasim i shëmtuar. Këto lloj metaforash të shëmtuara po përdoren.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA