Ishte prekur nga Covid-19/ Ndahet nga jeta specialistja në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Manastirliu bën dedikimin prekës: Ishte një zonjë e mrekullueshme

27/10/2020 13:06

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me vdekjen për shkak të Covid-19, të Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Manastirliu e ka cilësuar si një lajm që të shkakton hidhërim të papërshkrueshëm ndarjen e saj nga jeta.

“Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.” ka shkruar mes të tjerash Manastirliu.

Postimi i plotë:


Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA