Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është ndaluar në Durrës si dhe janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh.
Bëhet fjalë për N. D., 20 vjeç, banues në fshatin Barkanesh, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Po kështu në pranga ranë A. Ç., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel