Krijimi i partive të reja/ Patozi: Thërrmimi i PD mund të dali për mirë

26/10/2020 22:08

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa foli për krijimin e partive të reja, tha se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk i bëhet keq vendit”.

Patozi hodhi akuza në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, si “përgjegjës për hemorragjinë në parti”

“Çështja e fragmentarizimit të së djathtës nuk duhet ët ketë konotacion negativ se mbase mund të dali dhe më mirë. PD e ka këtë problem, se e djathta është e përfaqësuar me parti të tjera më të vogla. Edhe nëse PD thërrmohet fare, ndoshta nuk i bëhet keq vendit.

Fragmentarizimi mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Shkaqet dhe arsyet janë sepse, sidomos në 7 vitetet e fundit, për shkak të lidershipit të dobët të Lulzim Bashës, PD ka pësuar këtë, ka pasur hemorragji të tmerrshme. Sot jemi në një fazë të re, lidershipi i gabuar dhe i kompromentuar e ka sjelle këtë. Nuk ka asnjë problem që PD të fragmentarizohet, për Shqipërinë mund të jetë më mirë”, tha Patozi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA