Fituan Guiness si çifti më i moshuar në botë, burri ndahet nga jeta në moshën 110-vjeçare (FOTO)

26/10/2020 20:33

Është ndarë nga jeta në moshën 110 vjeçare, Julio Cesar Mora Tapia.

Ai së bashku me bashkëshorten, 104-vjeçare Waldramina Maclovia Reyes, formonin çiftin më të vjetër në botë. Julio ndërroi jetë në një shtëpi në pronësi të tij, në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito.

Pak muaj më parë, Julio dhe Waldramina, u bënë pjesë e rekordit “Guiness”, si çifti më i moshuar në botë.  Julio dhe Waldramina lindën në vitin 1910 dhe 1915 përkatësisht. Çifti ka qëndruar bashkë për 79 vite.

Sipas mediave lokale, Julio Cesar vdiq nga dementia e paspecifikuar. Çifti kishte pesë fëmijë, Fëmija më i madh i tyre ka ndërruar jetë, ndërsa çifti ka në total 11 nipër e mbesa dhe 21 stërnipa dhe stërmbesa.

 

FOTO GALERI
2/12

Top Channel