Një nga shtëpitë më të vjetra në zonën Mayfair në qendër të Londrës ka dalë në shitje për 54.5 milionë paundë, duke u bërë prona më e shtrenjtë që del në treg që prej izolimit të koronavirusit.
Çmimi i apartamentit Grade II me 12-dhoma gjumi është tashmë 32 herë më i lartë se ai prej 1.7 milionë paundë, kur u ble në vitin 2008.
Ndërtesa e vjetër më parë pranë shembjes në Park Lane ka qenë ish-ambasadë e SHBA, por tashmë është rinovuar nga pronarët duke e kthyer në një rezidencë luksi prej më shumë se 4000 metra latrorë, me pishinë noti, ‘fitness studio’, sauna dhe bodrum gjigand.
Shtëpia fillimisht është ndërtuar në 1732 kur rrugët e zonës Mayfair sapo ishin krijuar.
Ajo u modernizua në stil barok “Edwardian” në 1908 nga arkitekti Ralph Nott.
Sipas shifrave të fundit, një total prej 226 apartamentesh me çmim me shume se 5 milionë paundë, janë shitur në Londër në nëntë muajt e parë të 2020.
Shtëpia ishte reklamuar më parë për t’u dhënë me qera për 27,500 paundë në javë.
Top Channel